Ndërlidhjet

NJU JORK


Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, më 14 të këtij muaji, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi. Kryeadministratori Petersen ka thënë se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë pajtuar për këtë gjë. Zoti Kosumi tha se e ka pranuar ftesën. Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i Kosovës të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Kryeadministratori Soren Jessen-Petersen ka thënë poashtu se ai gjatë javës së ardhshme duhet të jetë në Kosovë për shkak se "pritet që gjatë kësaj periudhe do të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës". Mëtutje ai u shpreh se në mbledhjen më 14 të këtij muaji, do ta informoj Këshillin e Sigurimit për këtë "zhvillim pozitiv".
XS
SM
MD
LG