Ndërlidhjet

VJENË


Zyrtari i lartë iranian për siguri, Javad Vaeidi tha se nëse vendoset që çështja e programit bërthamor të Iranit të dërgohet për diskutim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, atëherë "në asnjë mënyrë nuk do të vazhdohet me propozimin rus". Këto komente u bënë lidhur me përpjekjet që programi i pasurimit të uraniumit i Iranit të transferohet në Rusi, për të parandaluar përdorimin e tij eventual për prodhimin e armatimit bërthamor, në kohën kur në Vjenë po mbahet takimi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore lidhur me çështjen e programit atomik të Iranit.
XS
SM
MD
LG