Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frenk Wisner shfaqi bindjen se autoritetet e Serbisë do të përfshihen në mënyrë të plotë dhe seriozisht në negociatat për Kosovën. Këto komente ai i bëri sot në Beograd pas takimeve me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe me patrikun Pavle. Zoti Wisner tha se "arritja e zgjidhjes së statusit final gjatë vitit 2006 është qëllimi që të gjithë ne synojmë ta arrijmë". Në këtë kuadër ai kërkoi që procesi të mos zvarritet. Frenk Wisner mëtutje u shpreh se zgjidhja e statusit duhet të "siguroj paqe dhe siguri në rajon, të ardhme më të mirë për Kosovën dhe të drejta të plota për minoritetet".
XS
SM
MD
LG