Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i shtetit sot dënoi karikaturat e botuara në gazetat evropiane të profetit Muhamed. Zëdhënësi Kurtis Cooper u tha reporterëve në Uashington se përderisa liria e shtypit duhet të respektohet, ajo duhet të jetë e "shoqëruar me përgjegjësi të shtypit". Karikaturat, që së pari u publikuan nga një gazetë daneze, kanë nxitur proteste të ashpra në botën myslimane. Disa gazeta evropiane sot i ribotuan karikaturat duke thënë se kjo është çështje e lirisë së shtypit.
XS
SM
MD
LG