Ndërlidhjet

SAFAGA/EGJIPT


Qindra të afërm të udhëtarëve të anijes së fundosur në Detin e Kuq, i kanë thyer sot kordonët e policisë, të revoltuar nga mungesa e informatave për fatin e tyre.
Policia ka thënë se janë gjetur 185 trupa dhe më shumë se 320 udhëtarë janë shpëtuar, por agjencitë e lajmeve njoftojnë se mund të kenë vdekur qindra persona.
Në momentin e fundosjes, në bordin e anijes kanë qenë rreth 1 mijë e 400 njerëz.
Anija po lundronte nga porti i Arabisë Saudite, Duba për në portin egjiptian, Safaga.
XS
SM
MD
LG