Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner, ka përfunduar sot vizitën e tij në rajon duke u takuar për herë të dytë brenda javës me ekipin negociator të Kosovës, pasi ka qëndruar dy ditë edhe në Beograd. Ai tha se shtyrja e mëtejshme e zgjidhjes së statusit nuk u shërben interesave të askujt. Tri janë porositë kryesore që zoti Wisner i ka përcjellë në Prishtinë dhe Beograd: bisedimet për statusin duhet të përmbyllen brenda këtij viti; Kosova duhet të jetë shumetnike; dhe bashkësia ndërkombëtare do të përkujdeset për të garantuar rezultatin e bisedimeve.
"Po kthehem me bindjen se kjo është koha e duhur dhe është me rëndësi që këto negociata të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda këtij viti", tha ambasadori Wisner.
Këto komente ai i bëri pas takimit me ekipin negociator të Kosovës në Prishtinë, pas të cilit liderët kosovarë konfirmuan angazhimet e tyre në këtë proces.
XS
SM
MD
LG