Ndërlidhjet

SAFAGA/EGJIPT


Në portin egjiptian Safaga ka pasur sot edhe skena dhune kur të afërmit e udhëtarëve të anijes së fundosur në Detin e Kuq, janë përleshur me policinë, nga revolta ndaj mungesës së informatave për fatin e tyre.
Anija me rreth 1 mijë e 400 udhëtarë në bord, është fundosur dje, rreth 70 kilometra nga porti egjiptian Safaga. Burimet detare bëjnë të ditur se 378 njerëz janë nxjerrë të gjallë, derisa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndonëse nuk ka shumë shpresë për gjetjen e të tjerëve.
Presidenti Hosni Mubarak ka urdhëruar fillimin e hetimeve për aksidentin, pasi ekzistojnë dyshime për dështimin e sistemit të sigurisë në anije.
XS
SM
MD
LG