Ndërlidhjet

MUNIH


Senatori amerikan, John McCain ka kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin për, siç u shprehë ai, shkatërrimin e demokracisë në Rusi dhe jashtë saj. Këto komente zoti McCain i bëri sot në fjalimin e tij në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih të Gjermanisë. Senatori amerikan, që ishte kandidat për president në vitin 2000, tha se Rusia duket se po e zhvillon autokracinë si brenda ashtu edhe jashtë saj. Ai tha se duhet të shqyrtohet seriozisht çështja se a duhet vendet anëtare të grupit G-8 të marin pjesë në samitin e paraparë që të mbahet në Rusi më vonë këtë vit. Zoti McCein kritikoi Moskën për përdorimin e burimeve të gazit natyror për ndëshkimin e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë demokratike, përderisa i bën furnizime regjimit diktatorial në Bjellorusi.
XS
SM
MD
LG