Ndërlidhjet

GAZË


Të paktën 3 pjesëtarë të krahut të armatosur të lëvizjes Fatah, e afërt me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, e kanë humbur jetën nga sulmi i forcave ajrore izraelite në Qytetin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se sulmi kundër brigadave të Martirëve Al-Aqsa ishte përgjigje ndaj raketimeve të vazhdueshme që grupi u ka bërë qyteteve izraelite.
Ndërkohë policia izraelite njoftoi se një grua ka vdekur kur një palestinez i ka sulmuar me thikë 6 njerëz në një minibus në qytetin izraelit Petah Tikva, afër Tel Avivit.
Në zhvillime tjera, qeveria izraelite tha sot se do t'i zhbllokojë 55 milionë dollarët e mbledhura nga taksat, të cilat ishin bllokuar pas fitores së Hamasit.
XS
SM
MD
LG