Ndërlidhjet

VJENË


Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Gynter Platter ka vlerësuar se nuk është koha për zvogëlimin e trupave paqëruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynich, Platter ka thënë se për shkak të negociatave mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, është shumë me rëndësi që të "veprohet me kujdes", ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Vjenë. "Angazhimi ndërkombëtar në Kosovë ka rëndësi të veçantë në fazën aktuale", ka thënë Platter, duke shtuar se për Austrinë, Ballkani perëndimor paraqet prioritet në fushën e politikës dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG