Ndërlidhjet

GAZË


Të paktën 3 pjesëtarë të krahut të armatosur të lëvizjes Fatah, e afërt me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, kanë humbur jetën nga sulmi i forcave ajrore izraelite në Qytetin e Gazës. Ushtria izraelite tha se sulmi kundër brigadave të Martirëve Al-Aqsa ishte përgjigje ndaj raketimeve të vazhdueshme që grupi u ka bërë qyteteve izraelite.
Ndërkohë policia izraelite njoftoi se një grua ka vdekur kur një palestinez i ka sulmuar me thikë 6 njerëz në një minibus në qytetin izraelit Petah Tikva, afër Tel Avivit.
Në zhvillime të tjera, qeveria izraelite tha sot se do t'i zhbllokojë 55 milionë dollarët e mbledhura nga taksat, të cilat ishin bllokuar pas fitores së Hamasit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG