Ndërlidhjet

PRAGË


Kanë vazhduar edhe sot protestat në shumë vende myslimane lidhur botimin e karikaturave të profetit Muhamet në disa media evropiane.
Sot Tirana zyrtare i është bashkangjitur Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara duke e cilësuar si "të papranueshme dhunën në këto protesta, përfshi djegjen e ambasadave daneze, norvegjeze, apo institucioneve ndërkombëtare".
Edhe ministri i brendshëm britanik, Charles Clarke ka dënuar dhunën.
"Asgjë nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj ambasadave evropiane apo interesave daneze. Ne e kuptojmë fyerjen e shkaktuar nga karikatuarat, por liria e shprehjes duhet të zbatohet duke respektuar qëndrimet e të tjerëve, përfshi besimin fetar", tha Clarke.
XS
SM
MD
LG