Ndërlidhjet

KOTABATO - FILIPINE


Edhe sot kanë vazhduar protestat ndaj karikaturave të profetit Muhamed, të botuara fillimisht në Danimarkë, e më pas në disa gazeta evropiane.
Në jug të Filipineve, qindra muslimanë e kanë djegur flamurin danez, dhe kanë kërkuar masa ndaj gazetës që i botoi karikaturat fyese.
Irani ndërkaq, i ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Danimarkën, ndërsa mbrëmë vonë, ambasada daneze në Teheran është sulmuar me bomba dhe gurë.
Po sot, një turmë e protestuesve i sulmuan ushtarët norvegjezë në Afganistan, ndërsa protesta janë mbajtur edhe në Pakistan.
XS
SM
MD
LG