Ndërlidhjet

PARIS


Jam dakord me qëndrimin e Grupit të Kontaktit se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të bëhet brenda vitit 2006, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.
Marti Ahtissari i bëri këto komente në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës në Paris.
Lidhur me propozimin e presidentit rus Vladimir Putin për parimet universale për zgjidhjen e konflikteve, Ahtisaari ka thënë se ai më tepër është i interesuar për parimet e miratuara nga Grupi i Kontaktit për Kosovën.
Ahtisaari ka thënë se para fillimit të negociatave mbi statusin, do të diskutohen çështjet praktike, duke shtuar se njëra prej tyre- decentralizimi, do të diskutohet në takimin e Vjenës më 20 shkurt.
XS
SM
MD
LG