Protestat ndaj karikaturave të profetit Muhamed kanë vazhduar edhe sot në disa vende të botës islame. Autoritetet afgane kanë njoftuar për 4 të vrarë dhe 9 të plagosur gjatë një proteste në Qalat të rajonit jugor Zabul. Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, James Yonts, tha se në fillim protesta ishte paqësore. "Demonstrata ishte paqësore, ajo filloi shumë e qetë, por rreth 2 qind njerëz që ishin në xhami, për ndonjë arsye, e kthyen atë në të dhunshme, dhe për pasojë, me të vrarë dhe të plagosur", tha Yonts.
Ndërkaq, ushtria afgane dhe zyrtarë të ministrisë së Brendshme thanë se viktimat ishin pasojë e zjarrit të forcave të sigurisë ndaj një turme protestuesish që hidhnin gurë.
Po sot, në Hebron të Bregut Perëndimor, demonstruesit e sulmuan misionin e Prezencës së Përkohshme Ndërkombëtare. Zëdhënësi i misionit tha se kanë vendosur të largohen përkohësisht, për shkak të dhunës që po vazhdon.
Ndërkohë, Organizata e Konferencës Islamike, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje për dialog urgjent me qëllim të zbutjes së zemërimit të muslimanëve.
Mirëpo, në Paris, javorja satirike "Charlie Hebdo" i ka ribotuar sot 12 karikaturat e profetit Muhamed. Organizatat muslimane në Francë kanë bërë përpjekje ta pengonin botimin e tyre, por një gjykatë e ka refuzuar kërkesën për arsye teknike.
Presidenti francez, Jacques Chirac ndërkaq, i ka akuzuar gazetat për provokim.
Kurse në Gjermani janë rritur shqetësimet ndaj planeve të një gazete iraniane për të mbajtur një konkurs për karikatura rreth holokaustit të hebrejve, si përgjigje ndaj botimit të karikaturave të profetit Muhamed në Evropë.