Ndërlidhjet

KATMANDU


Të paktën 6 njerëz janë vrarë sot në Nepal, ndërsa po mbahen zgjedhjet e pjesëshme lokale në këtë vend. Një person është vrarë nga trupat nepaleze kur ato hapën zjarr ndaj një grupi që protestonte kundër zgjedhjeve. Të paktën 3 kryengritës maoistë janë vrarë gjatë përleshjeve në pjesë të ndryshme të vendit, kurse një polic dhe një civil janë vrarë nga kryengritësit.
Kundërshtarët politikë të mbretit Gianendra dhe kryengritësit maoistë kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG