Ndërlidhjet

JAKARTA


Nënpresidenti i Iranit Esfandiar Rahim Mashaie i ka cilësuar "gënjeshtra" akuzat e Shteteve të Bashkuara se Teherani qëllimisht nxit zemërimin e myslimanëve dhe ndjenjat anti-perëndimore.
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha në Uashington se Irani dhe Siria qëllimisht i ushqejnë trazirat e myslimanëve ndaj karikaturave të Profetit Muhamed, të cilat fillimisht u botuan në Danimarkë kurse u ribotuan edhe në disa gazeta evropiane.
Në një zhvillim tjetër, gazeta daneze, e cila fillimisht i botoi karikaturat e Profetit Muhamed, tash thotë se nuk do t'i ribotojë karikaturat mbi Hollokaustit, të cilat ka paralajmëruar se do t'i mbledhë një gazetë e Iranit.
Carsten Juste, botues i gazetës "Jyllands-Posten", tha se nën kurrfarë rrethanash gazeta nuk do t'i ribotojë karikaturat nga gazeta iraniane "Hamshahri", e cila ka shpallur konkurs për Hollokaustin e hebrenjve nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG