Ndërlidhjet

XHAKARTË


Nënpresidenti i Iranit, Esfandiar Rahim Mashaie, i ka cilësuar "gënjeshtra" akuzat e Shteteve të Bashkuara se Teherani po e nxit zemërimin e muslimanëve dhe ndjenjat antiperëndimore.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka thënë se Irani dhe Siria qëllimisht po i nxisin trazirat e muslimanëve ndaj karikaturave të Profetit Muhamed.
Gazeta daneze, e cila fillimisht i ka botuar karikaturat, tani thotë se nuk do t'i botojë karikaturat mbi Holokaustin. Carsten Juste, botues i gazetës "Jyllands-Posten", tha se nën kurrfarë rrethanash gazeta nuk do t'i botojë karikaturat e gazetës iraniane "Hamshahri" e cila ka shpallur konkurs për Holokaustin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG