Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, gjatë një fjalimi për sukseset në luftën kundër terrorizmit, tha se ende ekziston kërcënimi i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. "Përreth botës, koalicioni ynë po e ndjek armikun me vendosmëri të paepur. Për shkak të këtyre përpjekjeve, terroristët janë më të dobët dhe të thyer. Por ata ende janë të rrezikshëm. Nuk mund të lejojmë që të kemi iluzione se pasi nuk jemi sulmuar prej 11 shtatorit të vitit 2001, kërcënimi për Amerikën është eliminuar. Kërcënimi ende ekziston", tha presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG