Ndërlidhjet

HERAT


Të paktën 5 njerëz janë vrarë sot në përleshjen ndërmjet muslimanëve sunitë dhe atyre shiitë, në qytetin perëndimor afgan Herat.
Korrespondenti i Radios "Evropa e Lirë" në këtë qytet, Sayed Hussain Anwari, tha se përleshja ka shpërthyer në një kamp të qytetit ku shitët po e kremtonin festën e Ashurës. "Fatkeqësisht sot, një grup i njerëzve hynë në xhami dhe filluan të bërtasin e të thonë se disa shiitë nga Herati e kanë fyer Hazreti Omar Farukun. Por në fakt, kjo është gënjeshtër. Ky është një provokim", tha Anwari.
XS
SM
MD
LG