Ndërlidhjet

MADRID


Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se e ka ndërmend t'i ftojë zyrtarët e Hamasit në Moskë, për diskutime rreth procesit paqësor në Lindjen e Mesme. Këtë deklaratë ai i bëri në Madrid të Spanjës ku ishte për një vizitë zyrtare.
Ndërkohë në Gaza, Ismail Haniyeh, njëri nga udhëheqësit e lartë të Hamasit, tha se do të udhëtonin për në Moskë në qoftë se marrin ftesë zyrtare. "Ne jemi të interesuar për marrëdhëniet me të gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të rajonit. Prandaj, do të shkonim në Rusi për bisedime me presidentin dhe qeverinë ruse", tha Haniyeh.
XS
SM
MD
LG