Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Grupi irlandez i rokut U2 është nderuar me disa nga çmimet kryesore në ceremoninë e 48 vjetorit të Çmimeve muzikore Grammy, që u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos të Kalifornisë.
U2 firoi pesë çmime, përfshirë çmimin për albumin e vitit "Si ta çmontoj një bombë atomike", dhe çmimin për këngën e vitit "Ndonjëherë nuk mund ta bësh sipas mënyrës tëndë".
Ndërkaq, grupi "Green Day" fitoi çmimin për incizimin e vitit me baladën "Bulevardi i Ëndërrave të Thyera".
Kurse Kelly Clarkson fitoi çmimin për vokalin më të mirë femëror, derisa Stevie Uonder, për vokalin më të mirë mashkullor.
XS
SM
MD
LG