Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Rusisë në KB Andrei Denisov ka bërë thirrje për të shmangur standardet e dyfishta gjatë zgjidhjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se zgjidhja duhet gjetur me bashkëpunim të Serbisë e Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas Itar-Tass, Denisov ka thënë se varianti i tashëm për zgjidhjen e statusit të Kosovës "shkon drejt pavarësimit nën një mbikqyrje ndërkombëtare".
"Partnerët tanë në Grupin e Kontaktit pohojnë se situata me statusin e Kosovës nuk krijon presedencë", por do të jetë vështirë t'u sqarohet banorëve nga rajonet tjera të ngjashme se situata e tyre nuk koincidon me Kosovën, tha Denisov, duke iu shmangur krahasimit me Osetinë Jugore dhe Abhazinë.
XS
SM
MD
LG