Ndërlidhjet

PRAGË


Në shumë vende edhe sot u mbajtën protesta kundër botimit të karikaturave të profetit Muhamed në disa gazeta evropiane, që së pari u paraqitën në Danimarkë. Më Kuala Lumpur të Malajzisë afro 3 mijë vetë protestuan para ambasadës së Danimarkës, në Islamabad të Pakistanit në rrugë dolën 5 mijë vetë, ndërsa në Daka të Bangladeshit në një tubim protestues morën pjesë afro 5 mijë myslimanë. Nga Kopenhaga raportohet se gazeta "Jyllands Posten" që e para i botoi karikaturat, ka kumtuar se redaktori përgjegjës për publikimin e karikaturave ka marrë një pushim më të gjatë në punë. Është thënë se redaktori Flemming Rose ishte nën një presion të jashtëzakonshëm dhe i duhej një pushim më i gjatë.
XS
SM
MD
LG