Joachim Ruecker, shef i shtyllës së IV të administratës ndërkombëtare në Kosovë
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ruecker, që prej përfundimit të luftës, Kosova është përballur me krizë të vazhdueshme energjetike. Cila është rrugëdalja nga kjo krizë?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se elementi më i rëndësishëm është në përpjekjet për të gjetur rrugën përpara dhe ka të bëjë me detyrimin e qytetarëve për të paguar rrymën. Ne duhet ta ndalim plaçkitjen e rrymës dhe duhet t’i bëjmë njerëzit që të paguajnë faturat e tyre. Nëse kjo ndodh, atëherë nuk kam asnjë dyshim se brenda disa muajsh mund të shohim një kthesë të madhe në këtë drejtim.
RADIO EVROPA E LIRË
Por, qytetarët që paguajnë rrymën fillimisht janë shpërblyer me 24 orë rrymë, kurse tash janë duke u dënuar në emër të atyre që nuk e paguajnë atë. A ekziston ndonjë mënyrë për t’i ndarë konsumatorët në këto dy kategori?
JOACHIM RUECKER
Unë nuk mund ta mohoj në tërësi atë që jeni duke e thënë. Është e vërtetë se plani ABC ka paraparë që ata që gjenden në rajonet ky rryma paguhet pak, të kenë gjithashtu një sasi të vogël të rrymës, madje në kurriz të atyre rajoneve që paguajnë më mirë. Kjo është bërë për arsye politike, sepse është vlerësuar se dimri do të jetë i ashpër dhe qytetarët në kategorinë C duhet të kenë sado pak rrymë, edhe pse qytetarët duhet ta paguajnë atë. Pagesa e rrymës së konsumuar do të ishte një rrugë e përshpejtuar përmirësimin e furnizimit me rrymë në këto rajone.
RADIO EVROPA E LIRË
Zyrtarët në Beograd i kanë akuzuar autoritetet në Kosovë se kur bëhet fjalë për ndërprerje të rrymës, serbët në Kosovë janë të diskriminuar. A ka vërtetë bazë politike ky problem?
JOACHIM RUECKER
Natyrisht që jo. Korporata Energjetike e Kosovës nuk diskriminon jo vetëm në baza etnike, por as në baza feje, gjinie apo në baza të tjera. Nëse diskriminojmë fare, atëherë kjo ka të bëjë me konsumatorët që paguajnë rrymën dhe ata që nuk paguajnë dhe një sistem i këtillë është i zbatuar në botën komerciale.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju keni kërkuar nga komuniteti serb në Kosovë që të nënshkruajnë kontratat me Korporatën Energjetike të Kosovës. Deri ku keni arritur në bisedimet që keni pasur me Beogradin zyrtar rreth kësaj çështjeje?
JOACHIM RUECKER
Unë e kam trimëruar Beogradin që të shfrytëzojë ndikimin që ka në raport me serbët e Kosovës, në mënyrë që të nënshkruhen kontratat me furnizuesin e rrymës, që në rastin e Kosovës është Korporata Energjetike. Kjo është mënyra më e shpejtë për të pasur rrymë ose më mirë të them për të pasur më shumë rrymë në rajonet ku jetojnë pakicat kombëtare.
RADIO EVROPA E LIRË
Problemet me rrymë gjithashtu janë duke ndikuar në procesin e privatizimit, siç është edhe në rastin e gjigantit Ferronikel. A është Korporata Energjetike në gjendje të shmangë problemet në këtë drejtim në të ardhmen?
JOACHIM RUECKER
Ajo që po ndodh rreth negociatave në mes të Korporatës Energjetike dhe kompanisë Alferon është shumë normale. Kompania Alferon dëshiron të blejë rrymë me çmim të volitshëm, ndërsa KEK-u dëshiron të sigurohet se nuk do të ketë humbje. Pra, negociata intensive janë duke u zhvilluar dhe një gjë e këtillë është normale. Kjo çështje pritet të përfundojë së shpejti.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ruecker, kur flasim për Korporatën Energjetike, në shumë hulumtimeve të pavarua është thënë se në këtë institucion ka korrupsion. A e besoni edhe ju një gjë të këtillë?
JOACHIM RUECKER
Unë do të trimëroja ata, në fakt do t’i ftoja të gjithë ata që kanë informacione mbi korrupsionin në KEK që të dalin me faktet e tyre për atë që po ndodh, duke emëruar njerëzit përgjegjës dhe duke dhënë dëshmi. Nëse kjo nuk ndodh, do të jetë vështirë të dëshmohet çkado qoftë. Por, përgjithësisht, mendoj se KEK-u, nën rrethanat aktuale, është duke menaxhuar në mënyrë të arsyeshme. Megjithatë, nëse ka ndonjë dëshmi për ndonjë abuzim, gjë që nuk mund të përjashtohet, i ftoj të gjithë ata që kanë njohuri për diçka të këtillë t’i japin dëshmitë e tyre.
RADIO EVROPA E LIRË
Kur flasim ndërkaq për zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë, statusi i papërcaktuar politik shpeshherë është cilësuar si shkaktari kryesor që ka penguar një zhvillim të këtillë. A mendoni edhe ju njësoj?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se statusi e ka rolin e vet dhe një status i papërcaktuar do të mundësonte një zhvillim ekonomik, por kjo nuk do të duhej të na pengojë që të bëjmë më të mirën nën rrethanat aktuale. Mendoj se ka bazë reale për ta çuar përpara ekonominë e Kosovës, madje edhe nën këto rrethana në të cilat jemi.
RADIO EVROPA E LIRË
Cilat do të ishin fushat kryesore sipas jush në të cilat ekonomia do të mund të zhvillohej?
JOACHIM RUECKER
Përparësitë më të mëdha proporcionale të Kosovës janë në sektorin e energjisë dhe minierave. E di se kjo tingëllon paradoksale për shkak të krizës energjetike, por njëkohësisht sektori i energjisë premton, me rezervat e linjitit, me formacionet gjeologjike që ka Kosova dhe me vetë faktin se njihet si një vend që posedon minerale të pasura me hekur. Por, ky nuk është sektori i vetëm ku mund të kërkohen përparësitë. Gjithashtu mendoj se bujqësia i ka përparësitë e veta dhe madje mund të jetë një sektor konkurrues nëse zhvillohet ashtu siç duhet.
RADIO EVROPA E LIRË
Shumë zyrtarë ndërkombëtarë, sikurse edhe disa ekspertë vendorë, kanë tërhequr vërejtjen se ekonomia është e politizuar dhe si e tillë, nuk mund të ecë përpara. Si mund të ndahet ekonomia nga politika në Kosovë?
JOACHIM RUECKER
Mendoj se kjo çështje duhet të rregullohet sikur që është rregulluar në vendet dhe shtetet tjera, ku ekziston ekonomia e tregut të lirë, që nënkupton se strukturat e pushtetit duhet të rrijnë larg nga jeta ekonomike dhe të mos vënë kontrolle mbi këtë lëmi. Në vend të kësaj, autoritetet duhet të krijojnë korniza në aspektin ligjor dhe institucional, për të mundësuar funksionimin e ekonomisë së tregut. Për çështje të tjera ndërkaq do të ishte mirë nëse autoritetet nuk vënë kontroll mbi ekonominë.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni ju se ekonomia në Kosovë është e politizuar?
JOACHIM RUECKER
Nuk mendoj se është e politizuar më shumë se ç'është në vendet tjera.
Intervistoi: Arbana Vidishiqi