Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të "befasuar dhe të shqetësuar" me deklaratën e nënkryetarit të Partisë Radikale serbe Tomisllav Nikoliç se me kryeministrin Voisllav Koshtunica janë marrë vesh që në Kuvendin e Serbisë të shpallet okupimi i Kosovës në rast se imponohet pavarësia e Kosovës, dhe se Serbia "me të gjitha mjetet" duhet ta mbrojë sovranitetin e saj atje.
Burime serbe nga Brukseli raportojnë se funksionarët e BE-së, në reagimet e para, kanë theksuar se është vështirë të vlerësohet serioziteti i këtyre porosive, duke pasur parasysh se deri tani nuk ka pasur komente zyrtare ose konfirmime nga everia e Serbisë.