Ndërlidhjet

BEOGRAD/PODGORICË


Ministri serbo-malazez i Mbrojtjes, Zoran Stankoviç ka deklaruar se ushtria nuk do të ndërhyjë në procesin e referendumit.
"Nëse Mali i Zi bëhet i pavarur, asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Mali i Zi duhet të vendosë se çfarë do të bëhet me atë pjesë të ushtrisë që është në territorin e saj", tha Stankoviç për të theksuar se ushtria do respektojë vullnetin e qytetarëve të Malit të Zi.
Ndërkaq lidhur me rregullat e referendumit për pavarësi presidenti malazez Filip Vujanoviç ka deklaruar se edhe një pjesëmarrje prej të paktën 41% e personave me të drejtë vote do të duhej të ishte e mjaftueshme që referendumi të jetë i vlefshëm. Vujanoviç ka thënë se ky kufi do t'i motivonte të dyja palët për dalje më masive në referendum.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG