Ndërlidhjet

SELANIK


Arkeologët në Greqi thanë se e kanë zbuluar varrezën më të madhe të nëndheshme në vend.
Ata thanë se varreza është zbuluar rastësisht gjatë lërimit të tokës në afërsi të varrezave të lashta në Pella, vendlindjen e Lekës së Madh.
Pella ishte kryeqytet i mbretërisë së Maqedonisë antike, e cila u sundua nga Filipi e më pas edhe nga Leka i Madh.
Në varrezën e skalitur në një shkëmb, janë gjetur dhjetra vazo, monedha bakri dhe stoli të çmuara.
XS
SM
MD
LG