Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot ka vazhduar gjykimi i ish udhëheqësit irakian Saddam Hussein, i cili bashkë me 7 të tjerë, akuzohet për vrasjen e 148 njerëzve në fshatin Dujail në 1982. Sadami, i cili nuk ka pranuar të ndjekë dy seancat e mëparshme ka qenë i detyruar të marrë pjesë në vazhdimin e gjykimit sot.
"Rroftë Iraku! Rroftë kombi arab! Poshtë agjentët e pushtuesit! Poshtë Bushi!"
Ishin këto parrullat e Sadamit derisa hynte në sallën e gjyqit.
Në të tjera zhvillime po sot, të paktën 13 irakianë e kanë humbur jetën në sulmet e sotme të kryengritësve në Baquba dhe Bagdad.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG