Ndërlidhjet

VJENË


Të hënën e ardhshme në Vjenë, më 20 shkurt, do të zhvillohet takimi i drejtpërdrejtë mes delegacioneve të Prishtinës e Beogradit në kuadër të negociatave për statusin e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga Hua Jiang, zëdhënësja e negociatorit për statusin, Marti Ahtisari.
Takimi do drejtohet nga zëvendësnegociatori Albert Rohan.
Decentralizimi do jetë tema e diskutimit të takimit, i cili do jetë i mbyllur, por që do pasohet nga një konferencë shtypi.
Ekipi i Beogradit do të drejtohet nga Leon Kojen dhe Sllobodan Samarxhixh, këshilltarë të presidentit serb Tadiç dhe kryeminisitrit Koshtunica.
Përbërja e delegacionit kosovar do bëhet publike nesër.
XS
SM
MD
LG