Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit do të diskutojë pasditen e sotme zhvillimet në Kosovë dhe raportin e rregullt tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të raportojë dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Në mbledhjen e rradhës të KS-së merr pjesë për herë të parë dhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.
Në takim Austria do të flasë në emër të Bashkimit Evropian.
Helfrid Carl, nga Misioni austriak në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, konfirmoi ekskluzivisht për Radion Evropa e Lirë se në fjalimin e Austrisë në emër të BE-së do të çmohet zgjedhja e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe procesi i qetë dhe i shpejtë që e shoqëroi këtë zgjedhje. Carl nga ana tjetër për Evropën e Lirë thotë se do të theksojnë në KS rëndësinë e përmbushjes së standardeve dhe do të nënvizojnë përparimin e bërë nga udhëheqësit kosovarë veçanërisht në standardin për të drejtën e pronës dhe ruajtjen e traditës kulturore e fetare. Nga ana tjetër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Austria në emër të Bashkimit Evropian do kërkojë nga Beogradi që në vend të dekurajimit t'i nxisë serbët e Kosovës të marrin pjesë në jetën politike e institucionale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG