Ndërlidhjet

PRISHTINË


Michael O’Reilly, koordinator i mbrojtjes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ka njoftuar se konferenca statusore për të shqyrtuar progresin e përgatitjeve për gjykim do të mbahet sot. Në një komunikatë për opinion, zoti O’Reilly ka sqaruar se konferenca e sotme nuk ka të bëjë me çështjen që gjendet para dhomës së apelit, e që ka të bëjë me lejimin e aktivitetit politik publik të zotit Haradinaj. Vendimi për këtë çështje, thuhet në komunikatë, pritet të merret në të ardhmen e afërt.
XS
SM
MD
LG