Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka kërkuar nga Irani të vazhdojë bisedimet me Perëndimin lidhur me programet bërthamore. Këto komente Annan i bëri pas një takimi 45 minutësh mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan George Bush.
Bush dhe Annan diskutuan dhe për konfliktin izraelito-palestinez dhe fitoren e Hamasit në zgjehdjet epërgjithshme. Bush tha se shpreson në triumfin e demokracisë dhe lirisë në rajon. Annan nga ana e tij theksoi:
"Mendoj se këtu ka një mundësi për Hamasin që të transformohet në parti politike dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë izraelite", tha Annan.
Pritej që Bush e Annan të flisnin dhe për krizën e shkaktuar nga botimi i karikaturave të profetit Muhamet, por asnjë prej tyre nuk e përmendi këtë çështje pas takimit.
XS
SM
MD
LG