Ndërlidhjet

NJU JORK


Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës në procesin e bisedimeve për statusin, ka deklaruar për Radion "Evropa e Lirë" në prag të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Benjamin Chang, zëdhënës i Misionit amerikan pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. "Besojmë se çështja e zbatimit të standardeve është e rëndësishme, dhe duhet të bëhet më shumë në mënyrë që të ruajmë ritmin e bisedimeve për statusin e Kosovës", ka thënë Chang.
Shtetet e Bashkuara e kanë presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG