Serbia duhet të zgjedhë në mes të ardhmes evropiane dhe të kaluarës nacionaliste, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Rehn.
Ndërkaq, Mirosllav Llajçak, përfaqësues i posaçëm i shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka deklaruar se negociatat për statusin e Kosovës dhe përgatitjet për referendumin mbi pavarësinë e mundshme të Malit të Zi, janë dy procese krejtësisht të ndara, edhe pse Mali i Zi dhe Kosova ndodhen në të njëjtin rajon.
Llajçak sot u takua me ambasadorët e BE-së, kurse nesër në Podgoricë pritet t'ua paraqesë qeverisë dhe opozitës së atjeshme, vlerësimin e unionit për mënyrën e organizimit të referendumit në Mal të Zi.