Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator për statusin e Kosovës ka caktuar sot delegacionin përfaqësues për takimin e Vjenës, që do të mbahet më 20 shkurt. Ky takim është thirrur nga kryenegociatori Marti Ahtisari, në të cilin pritet që pala kosovare dhe ajo nga Serbia të bisedojnë për procesin e decentralizimit në Kosovë.
Si rezultat i kompromisit ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe atyre të opozitës në Grupin Negociator, është marrë vendim që delegacioni kosovar të mos ketë vetëm një kryesues, por të bashkëkryesohet nga ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, dhe sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi. Pas takimit të sotëm, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Muhamet Hamiti, tha se Ekipi Negociator, e ka miratuar po ashtu dokumentin me parimet bazë për reformën në pushtetin lokal. Anëtar të delegacionit për takimin e Vjenës do të jenë; Lutfi Haziri, Jakup Krasniqi, Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, Ylber Hysa, Sadik Idriz.
XS
SM
MD
LG