Ndërlidhjet

VJENË


Virusi vdekjeprurës i gripit të shpendëve duket se po përhapet edhe në vendet e Evropës. Autoritetet austriake thanë se ky virus është zbuluar në dy mjellma të ngordhura, duke konfirmuar rastet e para të gripit në këtë vend.
Ditëve të fundit, rastet e gripit të shpendëve janë konfirmuar edhe në Greqi, Itali dhe në Bullgari. Rusia dhe Turqia e kanë pohuar prezencën e virusit në territoret e tyre, ndërkohë që Sllovenia e ka shpallur gjithë territorin e saj zonë të rrezikuar nga gripi.
Për shkak të zbulimit të këtyre rasteve, Shqipëria sot e ka ndaluar importin e shpendëve nga Greqia, Italia, Bullgaria dhe Sllovenia.
XS
SM
MD
LG