Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafai, kërkoi që Kosova të njihet si shtet i pavarur. Gjatë një konference për media në Uashington, ai tha se "Kosova ndodhet në 'momentet vendimtare' të bisedimeve për statusin final të saj. Ai ka theksuar se Shqipëria nuk është për ndryshimin e kufijve aktualë, dhe nuk angazhohet për Shqipëri të Madhe duke e përfshirë edhe Kosovën. "Në mënyrë që njerëzit të ndjehen të sigurtë për t'u kthyer në rajon, do të jetë përgjegjësi fundamentale për çdo qeveri në Kosovë që t'i ruajë të drejtat e serbëve dhe objektet fetare", ka thënë dje në Uashington, shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafai.
XS
SM
MD
LG