Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien në panik, pavarësisht rasteve të reja të gripit të shpendëve në vende të ndryshme evropiane.
Komisioneri evropian i Shëndetësisë, Marko Kyprianou, tha se priten më shumë raste të gripit të shpendëve me ngrohjen e motit.
"Nuk do të habiteshim po të shihnim raste të reja. Duket se do kemi raste shtesë në varësi të rrugës së shtegtimit të zogjve. Njëherësh ekziston rreziku që të kemi shpërthime të virusit dhe në pulari", tha Kyprianou.
XS
SM
MD
LG