Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Karel Gucht, tha sot se OSBE-ja synon të ketë një prani afatgjatë në Kosovë, edhe pas zgjidhjes së statusit, para së gjithsh për të ndihmuar jetësimin e decentralizimit. Gjatë qëndrimit në Prishtinë ku është takuar me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ministri Gucht tha gjithashtu se OSBE-ja do të vazhdojë përkrahjen për institucionet e Kosovës. Pas takimit me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai shfaqi shpresën se "krahas bisedimeve për statusin, në Ksoovë do të vazhdojë edhe përmbushja e standardeve". Nga ana tjetër, Sejdiu tha se Kosova synon përmbushjen e vullnetit politik të popullit të saj. "Çështja e statusit është një nga çështjet themelore dhe ne këmbëngulim që ajo të jetë e realizuar në bazë të vullnetit politik të popullit të Kosovës, që nënkupton pavarësinë e Kosovës, dhe po ashtu integrimin e saj në strukturat euroatlantike, natyrisht duke e përmbushur pjesën e detyrave tona", tha presidenti Sejdiu, i cili sot është takuar edhe me shefin e zyrës franceze në Prishtinë, Thierry Reynard. Ky i fundit i ka sjellë zotit Sejdiu urimet e kryetarit francez Jacques Chirac për zgjedhjen në postin e ri.
XS
SM
MD
LG