Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, vlerësoi se pjesëmarrja e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ishte një moment historik. Këtë deklaratë ai e bëri sot me t'u kthyer nga Nju Jorku në Prishtinë. "Dëshiroj të theksoj se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit u përmend opsioni i Kosovës së pavarur si zgjidhje reale", tha kryeministri Kosumi.
Ai po ashtu tha se e "i ka bindur, Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Annan, dhe ambasadorët e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, se qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës do të bëjnë çmos që shoqëria kosovare të jetë evropiane në të gjitha pikëpamjet".
XS
SM
MD
LG