Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri irakian për të Drejtat e Njeriut, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, që t'ia dorëzojnë qeverisë së Bagdadit të gjithë të burgosurit irakianë. Thirrja e ministrit Zuhair al-Chalabi, erdhi pas pamjeve të reja për keqtrajtimin e të burgosurve në burgun Abu Graib. Pamjet janë regjistruar në vitin 2003 dhe u transmetuan dje nga një televizion australian.
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, gjeneral majori Rick Lynch, u tha reporterëve në Bagdad se pamjet kanë të bëjnë me një ngjarje të izoluar. "Ne nuk po shohim rritje të armiqësisë si pasojë e fotografive të publikuara. Ato pamje kanë të bëjnë me akte kriminale para shumë vitesh, dhe ata ushtarë janë dënuar", tha Lynch.
XS
SM
MD
LG