Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryesuesi i OSBE-së, Karel De Gucht është takuar sot me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica dhe me shefen e qendrës koordinuese për Kosovën, Sanda Rashkoviq – Iviq. Pas këtij takimi Qeveria e Serbisë ka kumtuar se zoti Gucht ka thënë se është mirë që brenda disa ditësh do të fillojnë bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës për decentralizim, pasi sipas tij, kjo është "shumë e rëndësishme". Ai ka kërkuar që Kosova ta ruajë multi etnicitetin. Kryeministri Koshtunica tha se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të kihet parasysh stabiliteti i rajonit dhe ka theksuar se është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi.
XS
SM
MD
LG