Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso u shpreh sot se "cilido që të jetë rezultati i negociatave, e ardhmja e Kosovës i takon Evropës". Ai tha se Prishtina dhe Beogradi duhet "të përgatiten për të bërë kompromise zemërgjëra" në të mirë të së ardhmes. Këto komente ai i bëri pas takimeve me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, me kryeministrin, Bajram Kosumi, me ekipin negociator dhe me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Në këto takime zoti Barroso shoqërohej edhe nga komisionari për zgjerim, Olli Rehn, i cili u shprehë se nuk ka dyshim ndaj përkushtimit të Kosovës për të përmbushur standardet e kërkuara dhe ndaj rrugës evropiane të Kosovës. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se "na inkurajon fakti për një mbështetje gjithnjë e më të fuqishme ndërkombëtare që i jepet pavarësisë së Kosovës". Ai mëtutje u shprehë se lidhur me pozitën e pakicave po bëhen angazhime me "trajtimin esencial konform standardeve më të larta ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG