Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot pasdite, delegacioni kosovar niset nga Aeroporti i Prishtinës për në Vjenë, që të marrë pjesë në takimin e nesërm për decentralizmin, i cili shënon edhe takimin e parë në negociatat për statusin e Kosovës. Para nisjes, kreu i delegacionit kosovar, Lutfi Haziri, ka thënë se plani i decentralizimit nuk do të negociohet.
“Jo. Pjesë e procesit të statusit final është edhe reforma e pushtetit lokal, siç është edhe trashëgimia kulturore dhe fetare, liria e lëvizjes e ceshtjet tjera”.
Në Vjënë sipas agjendës së kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin, Marti Ahtistari, pala kosovare do të diskutojë për kompetencat specifike të komunave, të cilat edhe i ka adresuar në dokumentin “Parimet themelore të reformës së pushtetit lokal”.
Ministri Lutfi Haziri tha se në takimin e nesërm pala kosovare do të dëshmojë para faktorit ndërkombëtar së në një Kosovë të pavarur do të garantohen të drejtat e pakicave.
XS
SM
MD
LG