Ndërlidhjet

VJENË


Historiani britanik, David Irving, deklaroi se është i pafajshëm në lidhje me akuzat penale për mohimin e Holokaustit ndaj hebrejve, dhe pranoi se ka gabuar në pretendimet e tij për mosekzistencën e dhomave të gazit në kampin e Aushvicit. Në hapje të gjykimit kundër tij në Vjenë të Austrisë, Irving tha se tani e pranon që nazistët i kanë vrarë në mënyrë sistematike hebrejtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vendimi i gjykatës pritet më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG