Ndërlidhjet

VJENË


Në pallatin Daun-Kinski të Vjenës, rreth orës 10 kanë vazhduar bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kushtuar decentralizimit.
Siç është paralajmëruar, sot pritet të jetë biseduar për bartjen e përgjegjësive në polici, drejtësi, shërbime publike dhe ndërmarrje shoqërore. Të dyja delegacionet dje i kanë prezantuar planet e tyre për decentralizimin. Takimi dyditësh në Vjenë do të mbyllet me fjalën përfundimtare të kryesuesit, zëvendëskryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin, Albert Rohan. Rreth orës 13.00 pritet që ai dhe dy delegacionet ndarazi t'u drejtohen gazetarëve.
XS
SM
MD
LG