Ndërlidhjet

PRISHTINË


NATO-ja nuk do t'i zvogëlojë trupat dhe kapacitetet në Kosovë, së paku gjatë periudhës së bisedimeve për statusin e saj", tha sot në Prishtinë, ndihmës sekretari i Përgjithshëm i aleancës, James Pardew. Ai tha se deri më tani asnjë shtet nuk ka kërkuar ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë . Pas takimeve me udhëheqësit më të lartë në prishtinë, Pardju e vlerësoi si shumë të rëndësishme fazën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova. "Jemi këtu që të bisedojmë për situatën e sigurisë. KFOR-i do të vazhdojë t'i ruajë kapacitetet e veta të plota dhe përkushtimin për një ambient të qetë e të sigurtë gjatë periudhës së bisedimeve", tha Pardew. Ai gjithashtu theksoi se pozita e pakicave ka rëndësi të veçantë për sigurinë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG