Ndërlidhjet

SAMARA


Një shpërthim i fuqishëm e ka dëmtuar sot një tempull të shenjtë shiit në Samarra. Zëvendësguvernatori i provincës, tha se "persona të armatosur kanë hyrë në tempull, e kanë vendosur bombën dhe kanë ikur". Në lidhje me shpërthimin janë arrestuar 10 të dyshuar. Dëmtimi i tempullit ka shkaktuar protesta në Samara dhe në Bagdad.
Udhëheqësi më i lartë fetar, Ayatollah Ali al-Sistani, u bëri thirrje muslimanëve shiitë që të përmbahen nga sulmet ndaj xhamija sunite.
Në këtë tempull janë të varrosur dy imamë, të cilët besohet se janë pasardhës të profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG