Ndërlidhjet

PRISHTINË


Agjencia Kosovare e Mirëbesimit shpalli sot fituesit e përkohshëm të tenderit të ndërmarrjeve të rrethit të tetë B të privatizimit, me spin off special. Vlera e tërësishme e këtij rrethi kap shumën 29.6 milionë euro, zotimet për investime 43.5 milionë euro, ndërsa pritet të punësohen 2 mijë e 100 punëtorë. Çmimi më i lartë u ofrua për Fabrikën e Birrës në Pejë, mbi 11 milion e 130 mijë euro. Për Hotelin Grand në Prishtinë fituese u shpall ofertua me çmimin prej 10 milionë e 750 mijë euro.
XS
SM
MD
LG